Image Alt

Film Portofolio

Emili
Emili

Emili (34) përpiqet t'i shpëtojë burrit të saj të dhunshëm, Robertit. Një ditë, ajo më në fund vendos të largohet me djalin e saj Onin per tek prindërit e saj në Greqi. Në kufi, ajo kupton se Oni nuk mund të largohet nga Shqipëria pa lejen e babait të tij, të cilën Emili e di se Roberti nuk do t'ia jap kurrë. Yllka, vjehrra e saj i ofron të birësojë Onin dhe më vonë ta ndihmoje te largohet. Emily pranon. Situata midis dy grave përshkallëzohet kur Emili e kupton që Yllka dëshiron ta mbajë Onin në Tiranë .

Kohezgjatja: 74 minuta
Producent: A.R.Production, Arta Dobroshi
Skenari & Regjia: Ajola Daja
Producent Ekzekutiv: Rezar Gjoka
Aktorët: Arta Dobroshi, Luiza Xhuvani, Noel Miraka, Lulzim Zeqja
Muzika: Trimor Dhomi
Drejtor Fotografie: Erald Deda
Montazh: Eliodor Markja, Ajola Daja
TBPP
Të bëre prej pluhuri

Margarita (56) pas vuajtjes se denimit 8 vjet ne burg per vrasjen e bashkeshorit, lirohet. E gjendur ne dilema mes jetes se re, perballjes me vajzen Orianen (33), e cila e ka te veshtire ta pranoje ne familjen e saj dhe amanetit te shoqes se burgut per t’i shpetuar vajzen, do t’I duhet te luftoje fort me dinjitetin dhe te shkuaren e errët.

Skenari dhe regjia: Ajola Daja

Valixhe

Ela (25) , Arjani dhe foshnja e tyre(28) bashke me Astritin me familjen e tij, dhe Pirron(20) me Lulin(25) do te nisen drejt nje arratije e cila do t'iu kushtoje shume.<br /> Mes enderrimesh e diskutimesh ne varken qe largohet me sa mundet drejt nje te ardhme me te mire, prane kufirit,foshnja fillon te qaje.<br /> Kjo do te ngreje ne kembe rojet duke vene ne diskutim ekzistencen e te gjitheve.<br /> Ela dhe Arjani do te duhet te marrin nje vendim i cili do te ndryshoje krejt pritshmerite e deritanishme te gjithesecilit prej tyre.

Kohezgjatja: 15minuta
Producent: A.R.Production/ Ajola Daja

NJE PRINCESHE EUROPIANE

Ky është filmi i parë dokumentar për Donika Kastriotin<br /> Ajo lindi e u rrit Princeshë në derën e Arianitëve të shquar, u bë Kryezonja e vendit-bashkeshorte e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por dhe që ishte Bijë e bukur, Motër e gjithëndodhur, Grua e përkushtuar, Mëmë dhe Gjyshe e përkujdesur, Nderi dhe Mënçuria e arbërorëve, e thjeshtë në madhështinë e vet krah mbretëreshave më të shquara të Europës së shekullit të XV!

Kohezgjatja: 15minuta
Producent: A.R.Production/ Ajola Daja

Drite
Drite

Ky dokumentar detajon jetën dhe veprën e fotografit shqiptar me famë botërore Gjon Mili. Nga fillimet e tij si një emigrant i ardhur në Amerikë, deri në aplikimin e teknikave të tij inovative dhe pionierë në fotografi, përmes takimeve të tij me burrë shteti dhe të famshëm, ky eksplorim gjithashtu shqyrton fotografimin e një pike të vetme uji ndërsa bie dhe në fund spërkatet … thelbi i jetës. Arti magjepsës i fotografisë zbulohet përmes dimensionit artistik dhe njerëzor të Gjon Mili.

Skenari & Regjia: Yllka Gjollesha & Suela Bako
Producent: A.R.Production
Kameraman: Leander Larja, Erald Deda
Montazh: Eliodor Marja