AR Production
Kush jemi?
A.R.Production u themelua ne vitin 2015 si nje kompani filmike dhe kulturore me nje fokus te vecante ne mbeshtetjen e te rinjve.
Prej themelimit te saj A.R.Production ka prodhuar filma artistik si dhe ka organizuar prej vitesh projekte rinore.
Filmat me te fundit
Emili (34) përpiqet t'i shpëtojë burrit të saj të dhunshëm, Robertit. Një ditë, ajo më në fund vendos të largohet me djalin e saj Onin per tek prindërit e saj në Greqi. Në kufi, ajo kupton se Oni nuk mund të largohet nga Shqipëria pa lejen e babait të tij, të cilën Emili e di se Roberti nuk do t'ia jap kurrë. Yllka, vjehrra e saj i ofron të birësojë Onin dhe më vonë ta ndihmoje te largohet. Emily pranon. Situata midis dy grave përshkallëzohet kur Emili e kupton që Yllka dëshiron ta mbajë Onin në Tiranë .
Producent: A.R.Production, Arta Dobroshi
Skenari & Regjia: Ajola Daja
Producent Ekzekutiv: Rezar Gjoka
Aktorët: Arta Dobroshi, Luiza Xhuvani, Noel Miraka, Lulzim Zeqja
Muzika: Trimor Dhomi
Drejtor Fotografie: Erald Deda
Montazh: Eliodor Markja, Ajola Daja
Margarita (56) pas vuajtjes se denimit 8 vjet ne burg per vrasjen e bashkeshorit, lirohet. E gjendur ne dilema mes jetes se re, perballjes me vajzen Orianen (33), e cila e ka te veshtire ta pranoje ne familjen e saj dhe amanetit te shoqes se burgut per t’i shpetuar vajzen, do t’I duhet te luftoje fort me dinjitetin dhe te shkuaren e errët.
Ky dokumentar detajon jetën dhe veprën e fotografit shqiptar me famë botërore Gjon Mili. Nga fillimet e tij si një emigrant i ardhur në Amerikë, deri në aplikimin e teknikave të tij inovative dhe pionierë në fotografi, përmes takimeve të tij me burrë shteti dhe të famshëm, ky eksplorim gjithashtu shqyrton fotografimin e një pike të vetme uji ndërsa bie dhe në fund spërkatet … thelbi i jetës. Arti magjepsës i fotografisë zbulohet përmes dimensionit artistik dhe njerëzor të Gjon Mili.
Producent: A.R.Production
Kameraman: Leander Larja, Erald Deda
Montazh: Eliodor Marja