Image Alt

FILMAT E BALKAN’S GATE

BALKAN'S GATE
“DEMOKRACITE E BRISHTA SI SHQIPERIA KANE NEVOJE ME SE SHUMTI PER PERFAQESIM TE MENDIMIT TE LIRE NGA TE RINJTE ”.

Te rinjte e kane te veshtire te gjejne vendin e tyre ne shoqeri duke krijuar keshtu vakum te shprehjes se lire dhe deshires per te sjelle ndryshime. Qasja artistike ndaj problemeve shoqerore mund ti ndihmoje ata te perballen me vetveten duke I dhene liri dhe besim.

K oncepti & Origjina. Balkan’s Gate është një platformë dinamike dhe e pavarur për krijimin e produkteve audio-vizuale si dhe për trajnimin e gazetarëve të rinj në rrëfimin vizual. Në qendër të këtij projekti qëndron dëshira për ndryshim, për të dhënë kontributin në ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Kinemaja me të gjitha format e shprehjes së saj, ështe në mënyrë e denjë dhe frymëzuese për krijimin e një ure bashkëpunimi mes të rinjve dhe demokracise. Liria e shprehjes, si proces clirimi i vetvetes dhe kapërcimi i barrierave, u jep mundësi te rinjve, të cilët janë motorri zhvillues i një vendi, të kuptojnë më mirë dhe më thellë natyrën e sistemit që ata jetojnë. Nevoja për të nisur një projekt të tillë erdhi si pasojë e një vakumi politik në krijimin e strategjive publike të nevojshme, motivuese dhe nxitese në fushën e artit i cili ndikoi në jetën tonë. Shumica e të rinjve, pas diplomimit në fushat përkatëse nuk arrijnë dot të gjejne vendin e tyre ne shoqëri si dhe punësimin e duhur. Kjo i detyron ata te marrin drejtime të tjera në jetë, krejt të ndryshme nga ato për të cilat janë të talentuar, duke krijuar kështu një kaos si dhe një frikë të vazhdueshme në shprehjes e vetvetes duke u pasur me distancim social dhe heshtje. Prishja e këtyre ekuilibrave, frika për të ardhmen lënë plagë të pashlyeshme tek të rinjtë duke mos i dhënë mundesinë demokracisë të zhvillohet. Në vrazhdën e kësaj frike personale për të ardhmen nisi ky projekt.

P ërshkrimi i projektit. Balkan’s Gate do të bëjë bashkë të rinj studentë dhe profesionistë të fushës se kinematografisë dhe medias nga Shqipëria si dhe nga vende të ndryshme të Europës. Keta të rinj do të përzgjidhjen nëpërmjet një thirrje të hapur për aplikime ku do të kërkohen koncept ide (trajtim, skenar për sektorin e prodhimit filmik, adresimi i një problematike për sektorin e laboratorit vizual) si dhe jetëshkrimi i tyre. Gjatë kësaj rezidence 10 ditore të rinjtë e kinemasë do të zhvillojnë skenarët e tyre në bashkëpunim me njeri-tjetrin si dhe do të xhirojnë, montojnë dhe shfaqin produktet e realizuara. Këto praktika bashkëpunimi tashmë janë të njohura në botë dhe ndihmojnë në zhvillimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për fuqinë që ato mbartin, përtej cdo kufizimi kufitar, politik apo ideologjik.
Duke i vendosur ata në afate kohore (10 ditë) do të mundësojë gjithashtu nxitjen e kreativitetit të tyre në kushtët e punës.

Në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane do të zhvillohet ëorkshop-i Visual Story Telling Lab / Laboratori i Rrëfimit Vizual me regjisorin amerikan Nathaniel Hansen , tashmë për të tretin vit. 10 studentë të gazetarisë do të ndjekin këtë ëorkshop duke patur mundësi të trajnohen se si mund ta perdorin imazhin sa më mire për të shprehur shqetësimin e tyre. Ata do të vëzhgojnë dhe do të nxiten të paraqesin problemin më akut nëpërmjet një qasje artistike dhe të denjë që për shumë dekada i mungon ekranit tonë. Reflektimi mbi problematikat sociale dhe rruga drejt integrimit do të jenë fokusi i këtyre prodhimeve që do të realizohen brenda 10 ditëve të Balkan’s Gate.

“PERFSHIRJA E GRAVE NE VENDIM-MARRJE ESHTE NJE PROCES I GJATE NE SHOQERI ME DEMOKRACI TE BRISHTA SI KJO E JONA. KY PROCES ESHTE VECANERISHT I VESHTIRE SI PASOJE E NJE SISTEMI PATRIAKAL I CILI I RRIT VAJZAT DHE GRATE TE NDRYDHURA QE NE GJENEZE. NE KETE MENYRE ATO BEHEN TE PAFUQISHME PER TE MARRE VENDIME MBI VETEN, NE FAMILJE E ME PAS ME GJERE NE SHOQERI”.

Ky projekt kulturor dhe emancipues, me një fokus të vecantë në fuqinë e të rinjve për të adresuar probleme të demokracisë në vështrimin social ka për qëllim:

  • Të rrisë ndrërgjegjësimin e të rinjve për fuqinë që ata mbartin në një shoqëri demokratike duke i dhënë mundësinë të shprehen nëpërmjet artit si forma më e denjë për t’iu qasur problemeve në mënyrë paqësore.
  • Të krijojë një frymë të re bashkëpunimi mes të rinjve të kryeqytetit dhe qyteteve periferike duke mos e lënë zhvillimin demokratik dhe social vetëm atribut të të rinjve të kryeqytetit.
  • Të kriojë një frymë bashkëpunimi me të ngjashmit tanë në vendet europiane. Ne jemi qytetarë të botës dhe si të tillë duhet të shohim se shpeshherë ne ndajmë të njëjtat probleme me ta edhe pse I konsiderojmë shumë më të emancipuar. Në bashkëpunim I tillë do të bëjë të mundur shkëmbimin e eksperiencave dhe kulturave të ndrsyhme në zgjidhjen e problemeve. Historia ka qënë e dhimbshme edhe për të rinjtë e vendeve europiane por ata kanë marrë fuqi për t’ia dalë.
  • Të zbulojë talente të reja të cilët do të ndërgjegjësohen për fuqinë e shprehjes së artit të tyre duke lënë pas pasiguritë.
  • Të edukojë, inkurajojë dhe frymëzojë brezin e ri me frymën e bashkëpunimit në grup. Një individ i vetëm mund të mos arrijë dot të bëjë ndryshime madhore në shoqëri, por disa individë në bashkëpunim mund të rrëzojnë e krijojnë sisteme më të mira për shoqërinë. Bashkëpunimi është celësi I suksesit të një demokracie.
  • Të adresojë problemet që na shqetësojnë nëpërmjet kinemasë e cila shkon shumë më shpejt te publiku.
  • Të krijojë një arenë artistike në qytete larg kryeqytetit, duke gjallëruar jetën artistike të këtyre qyteteve. Shqipëria nuk është vetëm Tirana.
  • Të krijojë një formë të re për t’iu qasur medias nëpërmjet dokumentarit artistik. Në këtë mënyrë do të kuptojmë se media është vërtet pushteti I katëert I cili duhet t’I shërbejë të vërtetës dhe vetëm të vërtetës.

S fida. Këtë vit Balkan’s Gate do të zhvillohet në qytetin e Fierit. Duke qënë se e gjithë jeta artistiko-kulturore e vendit si dhe vëmendja mediatike është e përqëndruar më së shumti në kryeqytet, Balkan’s Gate ka krijuar tashmë fizionominë e tij si një projekt i qyteteve duke udhëtuar cdo vit në një qytet të ndryshëm.Ne mendojmë dhe besojmë se aktivitetet artistiko-kulturore nuk duhen përqëndruar vetëm në kryeqytet si një atribut vetëm i tij, pasi qytetet e tjera të Shqipërisë kanë shumë për të evidentuar dhe shume talente për t’i dhuruar vendit.Duke fuqizuar të rinjtë edhe jashtë kryeqytetit dhe duke I dhënë atyre besim, do të mund të arrijmë ndonjë ditë në demokracinë e ëndërruar. Fuqia dhe vëmendja duhet të jetë e barabartë për të krijuar një shoqëri të shëndoshë.Megjithatë zhvillimi I një projekti të tillë në qytete periferike, pikërisht për shkak të këtij zhvillimi të pabarabartë, mbart me vete dhe shumë sfida të cilat duhen kapërcyer. Në fillim të gjithckaje duhet kapërcyer mentaliteti. Si mund të presim të ndëetojmë një shoqëri të shëndoshë demokratike kur ne nuk kemi arritur ende të fuqizojmë vendimmarrjen personale, duke I parë të rinjtë si pasardhës të një fryme qëndrore dhe vecanërisht gratë si pronë të patriarkut?

Përse këtë vit në Fier? Fieri është një qytet i mbetur në harrese për shumë arsye sociale dhe politike edhe pse Fieri është një qytet i madh. Duke u trajtuar gjithnjë si një qytet kalimi, ka bërë që në qytet të “mbesin” shumë e të ikin shumë. Fieri ka shërbyer si një qendër e rëndësishme e qyteve të vogla rrotull vetes dhe si një ëndërr për fshatrat rreth tij. Një ndër arsyet përse Fieri duket si një qytet i mbetur në kohë është pikërisht kjo lëvizje duke bërë që ata që kërkonin zhvillim të largoheshin drejt kryeqytetit e ata që ende ishin paksa mbrapa, të vinin në këtë qytet. Fieri nuk është një qytet i izoluar dhe për këte arsye ofron disa variante të jetës apo edhe të mentalitetit të cilat jo rrallë herë përplasen duke sjellë probleme të shumta. Pikërisht pëe shkak të këtyre lëvizjeve dhe për faktin që Fieri është ende një qytet i madh kemi vendosur që këtë vit ta zhvillojmë Balkan’s Gate në këtë qytet. Fieri ka ende shumë të rinj , potenciale dhe talente që duhen zhvilluar për t’i dhënë një frymë demokracisë që synojmë. Këta të rinj, duke mbetur të ngecur midis këtij kaosi dhe sistemit te brendshëm patriakal që i mban ende nën vete, e kanë të vështirë të ecin përpara dhe të marrin vendime.

Gjithashtu margjinalizimi gjinor: vajzat, është ende një problem akut ne shoqërinë tonë, aq më tëpër në qytete periferike si Fieri, qytete të cilat e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm.E përpara se ne të kërkojmë të hyjmë në Europë, duhet të përpiqemi shumë të zgjidhim këto probleme sociale të cilat pengojnë zhvillimin dhe emancipimin dhe si rrjedhojë edhe demokracinë e shëndoshë. Kjo është sfida me të cilën ne përballemi cdo ditë dhe ajo që ky projekt kërkon të adresojë.

“Projekti eshte mbeshtetur sikurse cdo vit nga Ambasada Amerikane dhe Prezenca e OSCE ne Shqiperi.
Projekti organizohet ne bashkepunim me shoqaten ARTPLUS, ASSOCIATION OF HERITAGE AND EDUCATION DHE GJENERATA E RE.”

FILMAT E BALKAN’S GATE

2020

PERFUNDOI ME SUKSES EDICIONI I GJASHTE I BALKAN’S GATE NE FIER.

Ne date 10 Tetor, ne sheshin prane Galerise ne Fier, u shfaqen 5 filmat e shkurter artistik si dhe dokumentari I realizuar nga studentet e Visual Storytelling Lab. Falenderojme te gjithe partneret dhe mbeshtetesit tane qe bene te mundur realizimin e ketij edicioni. NE QENDROJME PER ENDERRIMTARET… SHIHEMI VITIN TJETER…

John With 5 Acts On

Regjisor: Connor Greig (Canada). Një burrë në pikën e fundit të ndërmarrjes së tij të prodhimit në qytetin e vogël të Fierit, përpiqet të tërheqë të gjitha ish të dashurat e tij për të bërë një shfaqje televizive - por ai kurrë nuk i tha asnjërës prej tyre se do të shihnin njera tjetren ditën e pare te shfaqjes! Një komedi qesharake sitcom Proof of Concept që shfaq të gjithë personazhet ekzotikë dhe bukurinë e vendit Shqipëri.

CEFALEA

Regjisor:Kim Hyejin (Republic of Korea). Elvira jeton me babin e saj dhe gjyshen ne nje fshat te vogel afer Patos-Marinzes, ku gjenden puset e naftes. Qe pas largimit nga jeta te mamase se saj, ajo ka perjetuar dhimbje te ndryshme fizike, perfshire dhe nje dhimbje koke kronike e cila nuk e le te qete.

The young man who was also fire.

Regjisor: Martin Heinze (Germany). Me vdekjen e babait të tij, 17-vjeçari Meriton përballet me pyetjen nëse duhet të qëndrojë me nënën e tij të ve apo të ndjekë studimet e tij dhe të largohet nga qyteti. Përballë indiferencës së vëllezërve të tij më të mëdhenj, Meriton duhet të ndërmarrë hapin më të komplikuar, për të marrë një vendim që nuk dëshiron të marrë.

To leave

Regjisor: Nils Bouvyer. Vullneti për mërgim në një vend tjetër për të rinjtë në Shqipëri duket se ka qenë shumë I fortë dhe është akoma diçka aktuale. Si do të ishte dita e fundit e një adoleshenti që dëshiron të migrojë në një vend tjetër?

BALLOONS

Regjisor: Thea Marti (Italy). Një djalë rom, i injoruar nga moshatarët, ndihet i frustruar dhe i vetmuar. Vetëm mençuria e shitësit të balonave do ta ndihmojë fëmijën të kapërcejë frikën e tij.

Regjisoret

Balkan's Gate 2020
Connor Greig

Regjisor

Martin Heinze

Regjisor

Thea Marti

Regjisor

Hyejin Kim

Regjisor

Nils Bouvyer

Regjisor

2019

Gure (00:12:59)

Dokumentari nxjerr ne pah historine e gurit ne “qytetin e gurte” dhe lidhjen e banoreve te tij me memorien. Disa prej tyre e kane te lidhur krejt jeten e tyre me perpunimin e gurit dhe jetojne prejt tij, duke e bere gurin ne Gjirokaster simbolikisht ndonjehere te duket jetik.

LIFE (00:05:59)

Filmi eksperimental ben fjale per reflektimin dhe raportin e gruas me vetveten, deshirat e saj dhe pamundesia per t’I realizuar ato ne nje shoqeri patriakale qe gjykon vazhdimisht. Sa larg eshte realiteti i saj nga cfare ka dashur ajo per veten pasqyrohet ne nje reflektim te vecante stilistik.

Në kërkim të fëmijërisë (00:08:19)

Filmi ben fjale per problemet sociale te cilat rrjedhin nga pamundesia ekonomike, varferia e thelle e ketij vendi qe I detyron femijet te humbasin femijerine. E megjithate personazhi ia del te tejkaloje egon e tij.

Udhetim (00:11:03)

Nje vajze ne prag te marteses udheton nga Turqia ne Gjirokaster per te gjetur rrenjet e familjes se saj. Ne kete udhetim ajo do te gjeje vetveten.

2018

A eshte I drejte aborti? A eshte e lire gruaja te zgjedhe dhe si ndikon kjo ne jeten e saj? Nje kendveshtrim fiktiv mbi jeten e nje adoleshente ne nje stil eksperimental mbi dhunen e shoqerise dhe dilemat e nje gruaje.

BUMS (00:06:52)

Komedia “Bums” ve ne shenjester nje udhetar ne kerkim te vetes ne qytetin e Shkodres. Peripecite e tij per te gjetur nje hipnotizues i cili mendon se do ta beje ate te guximshem, do ta vene perballe situatave qesharake.

REVIRGINATION (00:08:10)

Koncepti I virgjerise, edhe pse duket tashme si nje tradite e vjeter, vazhdon ende te rendoje ne shoqerine tone. Ne stilin e nje komedie te zeze, ky film na risjell ne vemendje kete fenomen.

2017

“Uji” është një pamje metaforike e jetës në thatësirën e njerëzve që jetojnë në Pustec pranë Liqenit të Prespës.

IDENTITET (00:11:37)

Dokumentar I shkurter qe nxjerr ne pah krizet e identitetit te nje komuniteti te vogel ne kufi me Maqedonine, Pustec. Nevoja e tyre per te ndryshuar identitet ne varesi te situates politiko-financiare te ofruar tregon mbi gjendjen e ketij vendi.

ATJE (00:13:37)

Komunikimi njerezor ndonjehere e tejkalon ate gjuhesor, duke u bazuar ne thelbin e humanes, dashurine.

ISHULLI (00:10:43)

Krizat njerezore kane fytyra te ndryshme. Ne kete jete secili gjen formen e tij per t’iu larguar realitetit, dikush duke izoluar vetveten e dikush tjeter duke e vendosur ate ne qender te shoqerise.

CDO CAST (00:10:08)

Atnan, një burre ne moshë mesatare, shqiptar, me probleme zemërimi ka një argument me gruan e tij dhe largohet nga shtëpia e tij. Një takim i papritur do ta bëjë Atnan të kuptojë se cilat janë aspektet më të vlefshme të jetës.

BICIKLETA (00:07:40)

Nje femije I varfer, nga deshira per te patur te njejtat gjera me femijet e tjere, do t’I thyeje barrierat duke I gjetur zgjidhje, qe ndoshta per te tjeret do te duken qesharake.

Regjisoret

Balkan's Gate
Antoine Neudin

Regjisor

Daniele Lince

Regjisor

Elena Beatrice

Regjisor

Nasrin Golreyhan

Regjisor