
BALKAN'S GATE
“DEMOKRACITE E BRISHTA SI SHQIPERIA KANE NEVOJE ME SE SHUMTI PER PERFAQESIM TE MENDIMIT TE LIRE NGA TE RINJTE ”.
Te rinjte e kane te veshtire te gjejne vendin e tyre ne shoqeri duke krijuar keshtu vakum te shprehjes se lire dhe deshires per te sjelle ndryshime. Qasja artistike ndaj problemeve shoqerore mund ti ndihmoje ata te perballen me vetveten duke I dhene liri dhe besim.
K oncepti & Origjina. Balkan’s Gate është një platformë dinamike dhe e pavarur për krijimin e produkteve audio-vizuale si dhe për trajnimin e gazetarëve të rinj në rrëfimin vizual. Në qendër të këtij projekti qëndron dëshira për ndryshim, për të dhënë kontributin në ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Kinemaja me të gjitha format e shprehjes së saj, ështe në mënyrë e denjë dhe frymëzuese për krijimin e një ure bashkëpunimi mes të rinjve dhe demokracise. Liria e shprehjes, si proces clirimi i vetvetes dhe kapërcimi i barrierave, u jep mundësi te rinjve, të cilët janë motorri zhvillues i një vendi, të kuptojnë më mirë dhe më thellë natyrën e sistemit që ata jetojnë. Nevoja për të nisur një projekt të tillë erdhi si pasojë e një vakumi politik në krijimin e strategjive publike të nevojshme, motivuese dhe nxitese në fushën e artit i cili ndikoi në jetën tonë. Shumica e të rinjve, pas diplomimit në fushat përkatëse nuk arrijnë dot të gjejne vendin e tyre ne shoqëri si dhe punësimin e duhur. Kjo i detyron ata te marrin drejtime të tjera në jetë, krejt të ndryshme nga ato për të cilat janë të talentuar, duke krijuar kështu një kaos si dhe një frikë të vazhdueshme në shprehjes e vetvetes duke u pasur me distancim social dhe heshtje. Prishja e këtyre ekuilibrave, frika për të ardhmen lënë plagë të pashlyeshme tek të rinjtë duke mos i dhënë mundesinë demokracisë të zhvillohet. Në vrazhdën e kësaj frike personale për të ardhmen nisi ky projekt.
P
ërshkrimi i projektit. Balkan’s Gate do të bëjë bashkë të rinj studentë dhe profesionistë të fushës se kinematografisë dhe medias nga Shqipëria si dhe nga vende të ndryshme të Europës. Keta të rinj do të përzgjidhjen nëpërmjet një thirrje të hapur për aplikime ku do të kërkohen koncept ide (trajtim, skenar për sektorin e prodhimit filmik, adresimi i një problematike për sektorin e laboratorit vizual) si dhe jetëshkrimi i tyre. Gjatë kësaj rezidence 10 ditore të rinjtë e kinemasë do të zhvillojnë skenarët e tyre në bashkëpunim me njeri-tjetrin si dhe do të xhirojnë, montojnë dhe shfaqin produktet e realizuara. Këto praktika bashkëpunimi tashmë janë të njohura në botë dhe ndihmojnë në zhvillimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për fuqinë që ato mbartin, përtej cdo kufizimi kufitar, politik apo ideologjik.
Duke i vendosur ata në afate kohore (10 ditë) do të mundësojë gjithashtu nxitjen e kreativitetit të tyre në kushtët e punës.

Në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane do të zhvillohet ëorkshop-i Visual Story Telling Lab / Laboratori i Rrëfimit Vizual me regjisorin amerikan Nathaniel Hansen , tashmë për të tretin vit. 10 studentë të gazetarisë do të ndjekin këtë ëorkshop duke patur mundësi të trajnohen se si mund ta perdorin imazhin sa më mire për të shprehur shqetësimin e tyre. Ata do të vëzhgojnë dhe do të nxiten të paraqesin problemin më akut nëpërmjet një qasje artistike dhe të denjë që për shumë dekada i mungon ekranit tonë. Reflektimi mbi problematikat sociale dhe rruga drejt integrimit do të jenë fokusi i këtyre prodhimeve që do të realizohen brenda 10 ditëve të Balkan’s Gate.
“PERFSHIRJA E GRAVE NE VENDIM-MARRJE ESHTE NJE PROCES I GJATE NE SHOQERI ME DEMOKRACI TE BRISHTA SI KJO E JONA. KY PROCES ESHTE VECANERISHT I VESHTIRE SI PASOJE E NJE SISTEMI PATRIAKAL I CILI I RRIT VAJZAT DHE GRATE TE NDRYDHURA QE NE GJENEZE. NE KETE MENYRE ATO BEHEN TE PAFUQISHME PER TE MARRE VENDIME MBI VETEN, NE FAMILJE E ME PAS ME GJERE NE SHOQERI”.
Ky projekt kulturor dhe emancipues, me një fokus të vecantë në fuqinë e të rinjve për të adresuar probleme të demokracisë në vështrimin social ka për qëllim:
- Të rrisë ndrërgjegjësimin e të rinjve për fuqinë që ata mbartin në një shoqëri demokratike duke i dhënë mundësinë të shprehen nëpërmjet artit si forma më e denjë për t’iu qasur problemeve në mënyrë paqësore.
- Të krijojë një frymë të re bashkëpunimi mes të rinjve të kryeqytetit dhe qyteteve periferike duke mos e lënë zhvillimin demokratik dhe social vetëm atribut të të rinjve të kryeqytetit.
- Të kriojë një frymë bashkëpunimi me të ngjashmit tanë në vendet europiane. Ne jemi qytetarë të botës dhe si të tillë duhet të shohim se shpeshherë ne ndajmë të njëjtat probleme me ta edhe pse I konsiderojmë shumë më të emancipuar. Në bashkëpunim I tillë do të bëjë të mundur shkëmbimin e eksperiencave dhe kulturave të ndrsyhme në zgjidhjen e problemeve. Historia ka qënë e dhimbshme edhe për të rinjtë e vendeve europiane por ata kanë marrë fuqi për t’ia dalë.
- Të zbulojë talente të reja të cilët do të ndërgjegjësohen për fuqinë e shprehjes së artit të tyre duke lënë pas pasiguritë.
- Të edukojë, inkurajojë dhe frymëzojë brezin e ri me frymën e bashkëpunimit në grup. Një individ i vetëm mund të mos arrijë dot të bëjë ndryshime madhore në shoqëri, por disa individë në bashkëpunim mund të rrëzojnë e krijojnë sisteme më të mira për shoqërinë. Bashkëpunimi është celësi I suksesit të një demokracie.
- Të adresojë problemet që na shqetësojnë nëpërmjet kinemasë e cila shkon shumë më shpejt te publiku.
- Të krijojë një arenë artistike në qytete larg kryeqytetit, duke gjallëruar jetën artistike të këtyre qyteteve. Shqipëria nuk është vetëm Tirana.
- Të krijojë një formë të re për t’iu qasur medias nëpërmjet dokumentarit artistik. Në këtë mënyrë do të kuptojmë se media është vërtet pushteti I katëert I cili duhet t’I shërbejë të vërtetës dhe vetëm të vërtetës.
FILMAT E BALKAN’S GATE
PERFUNDOI ME SUKSES EDICIONI I GJASHTE I BALKAN’S GATE NE FIER.
2021
2020
Ne date 10 Tetor, ne sheshin prane Galerise ne Fier, u shfaqen 5 filmat e shkurter artistik si dhe dokumentari I realizuar nga studentet e Visual Storytelling Lab. Falenderojme te gjithe partneret dhe mbeshtetesit tane qe bene te mundur realizimin e ketij edicioni. NE QENDROJME PER ENDERRIMTARET… SHIHEMI VITIN TJETER…
Regjisoret
Balkan's Gate 2020
Connor Greig
Regjisor
Martin Heinze
Regjisor
Thea Marti
Regjisor
Hyejin Kim
Regjisor
Nils Bouvyer
Regjisor
2019
2018
2017
Regjisoret
Balkan's Gate

Antoine Neudin
Regjisor

Daniele Lince
Regjisor

Elena Beatrice
Regjisor

Nasrin Golreyhan
Regjisor